Shqipëria, Skënderbeu dhe kalimi në Superiore: Rrëfehet rekordmeni Ibraimi

schedule17:08 - 24 Prill, 2020

schedule 17:08 - 24 Prill, 2020

Besart Ibraimi është një legjendë e gjallë e Shkëndisë së Tetovës dhe kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Sulmuesi 33-vjeçar është pjesë e kuqezinjve prej vitit 2015, klub me të cilin ka fituar 4 trofe, nga të cilat dy herë titullin kampion.

Pasi u shpall për tre herë radhazi golashënuesi më i mirë i kampionatit, bomberi nga Kërçova u ngjit në kuotën e 167 golave me dygolëshin e shënuar kundër Shkupit dhjetorin e kaluar, duke u bërë lojtari me më shumë realizime në historinë e kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Me Shkëndinë ka një kontratë deri në fundin e sezonit të ardhshëm dhe një ditë shpreson të luajë në Kategorinë Superiore, dëshirë që e shpreh në lidhjen direkte në emisionin “Fan Zone” në Supersport.

 

Besart Ibraimi duke festuar rekordin e vendosur

Në fund të sezonit më përfundon kontrata me Shkëndijën ku luaj prej 5 vitesh. Do të shikoj ofertën dhe më pas do vendosim. Ishim shumë afër kalimit te Skënderbeu gjatë kohës kur ata kaluan në fazën e grupeve të Europa League. Kemi qenë në kontakte, por nuk u finalizua në fund.

Transferimi në Superiore? Gjithmonë e kam ndjekur derbin e kryeqytetit. Do kisha dëshirë të kaloja në Shqipëri. Me Shkëndijën ishin shumë afër kalimit në grupet e Europa League, por fati nuk ishte me ne. Mendoj se në të ardhmen do kemi më shumë fat.

Kombëtarja shqiptare? Të them të drejtën, unë nuk kam qenë ndonjëherë në kontakte me Shqipërinë për të kaluar te kombëtarja”, përfundon Besart Ibraimi, i cili numëron 12 ndeshje të zhvilluar me kombëtaren maqedonase. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!