Abuzimi seksual në Sarandë, e mitura merr urdhër mbrojtje

schedule21:16 - 23 Prill, 2020

schedule 21:16 - 23 Prill, 2020

Vajza 17 vjeçare, e cila denoncoi në polici 72 vjeçarin Barjam Tusha se kishte abuzuar seksualisht me të që kur ka qenë 9 vjeçe ka kërkuar urdhër mbrojtje, duke i kërkuar gjykatës që prindërit e saj të mos e kontaktojnë e t’i afrohen.

ABC News mëson se gjatë seancës së kësaj të enjte, Gjykatën e Sarandës ka vendosur t’i miratojë kërkesën të miturës.

Ndërkohë, të premten, i moshuari pritet të dalë para togave të zeza, për t’u njohur me masën e sigurisë.

72 vjeçari u arrestua dy ditë më parë me akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur./abcnews.al