Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

COVID-19 “boshatisi” botën, Spiropali: Nga java e ardhshme do të rritet fasha orare për individët

schedule10:39 - 23 Prill, 2020

schedule 10:39 - 23 Prill, 2020

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin,Elisa Spiropali në seancën e sotme plenare u shpreh se COVID-19 ka vrarë shumë njerëz dhe se ekonomia botërore pritet të tkurret me 3% gjatë 2020 sipas statistikave të publikuara.

“Shqipëria e ka përballuar shumë mirë pandeminë, nuk na gjeti të papërgatitur. Spitalet tona nuk janë të tejmbushur me njerëz që luftojnë me pandeminë. Jo se jemi pasardhës të pellazgëve e nuk na gjen gjë, por vetëm sepse si qeveri, si popull mund të themi me plot gojën se kemi bërë gjënë e duhur.

Masat kanë qenë drastike dhe sakrifica kombëtare ka qenë e vazhdueshme. Jemi në një situatë të kontrolluar.

Duke nisur nga java e ardhshme fasha orare do të rritet 2 orë e 30 minuta për individët. Hapje graduale për një minimum 2 javor. Çdo kthim pas do të ishte fatal, shtyrja  e afatit të fatkeqësisë është një domosdoshmëri”, tha Spiropali.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!