Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e dytë Parlamentare. Gazetarja Erneta Shevroja tha për “ABC News” se kjo seancë mbahet në një protokoll strik sigurie.
Deputetët i nënshtrohen një kontrolli fillimisht duke respektuar masat e vendosura për parandalimin e COVID.
“Një nga çështjet që do të diskutohet është zgjatja e fatkeqësisë natyrore. Gjithashtu çështje të diskutimit janë disa marrëveshje që kanë të bëjnë me financime të projekteve të ndryshme. Kjo seancë parashikohet të zgjasë mbi dy orë. Ndërkohë nuk ka prani të mediave, seanca do të kryhet sipas protokollit të sigurisë dhe situata përpara Parlamentit paraqitet e qetë”, raportoi gazetarja.

