Covid-19 alarmon Krujën, mjeku: Të shtohen testimet dhe të krijohen kushte për karantinim

schedule17:16 - 22 Prill, 2020

schedule 17:16 - 22 Prill, 2020

Banorët e Krujës dhe strukturat shëndetësore janë të alarmuar në lidhje me përhapjen e shpejtë të Covid-19 në këtë qytet dhe zonat përreth.  Mjeku i spitalit të Krujës, Adi Mata shprehet i shqetësuar në lidhje me rritjen e rasteve në një kohë kaq të shkurtër.

Ai kërkon parandalim në kohë të rasteve dhe për këtë kërkon që strukturat qëndrore të shëndetësisë të vijnë në Krujë dhe të marrin masa më të forta.

“Kruja po bëhet një vatër shumë e nxehtë I bej thirrje ministrisë dhe ISHP-së të vijë të shikojë situatën në Krujë. Të bëjë dhe tamponet. Këto vatra kanë dalë nga firmat private. Kur për 40 ditë populli ishte i karantinuar ato kanë qënë në punë. Dhe shenjat klinike të rënduara janë paraqitur që nga dita e premte dhe në vazhdim. Të merren masa pa arritur në ekstrem kjo vatër”, shprehet ai.

Mjeku ka dhe një sugjerim në lidhje me karantinimin e personave të kontaktit të të prekurve.

“Të hapin një qender të veçantë ministria se shumica janë të vafrër kanë një dhomë e një kuzhinë dhe karantinimi mund të jetë i dështuar”, thotë ai.

Drejtoresha e spitalit të Krujës,Yllka Kukaj duket më e qetë kur thotë se situatën e kanë në kontroll dhe sqaron se si bashkërendohet puna në terren.

“Besoj se situatën e kemi nën kontroll dhe grupet epidemiologjike janë në terren dhe po bëjnë verifikimet”, thotë ajo.

Edhe banorët në Krujë shfaqen më të trembur dhe po përpiqen të shtojnë kujdesin.

“Fasoneri ka bërë gabim që ka qenë hapur. Po mos ishin hapur s’do kishte virus. Tani dalim me frikë. Jam pensioniste dal se nuk më ka sjellë asnjë njeri gjë s’më ka trokitur njeri në derë”.

“Të frikësuar jemi kemi marrë masa mbrojtës s’duhej hapur fasoneri se vijnë njerëz nga vënde të ndryshme”.

Përhapja e virusi vetëm për pak ditë në përmasa shqetësues në Krujë siç duket dhe nga pamjet ka bërë që dhe nëpër rrugë të dalin pak banorë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!