Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, duket gjithmonë e më larg Milanit. Gjiganti i sulmit u transferua te kuqezinjtë vetëm gjatë muajit janar, duke luajtur shumë pak sfida, kjo dhe për shkak të pandemisë Koronavirus.
Rinovimi me Milanin duket i largët dhe Ibra, po kërkon për një ekip të ri. Ofertat nuk i mungojnë, madje as nga miqtë e tij. Mesfushori i njohur brazilian, Felipe Melo, aktualisht pjesë e Palmeiras, ka zbuluar mesazhin që i ka dërguar Ibrahimovicit.
“I kam dërguar një mesazh Ibrahimovicit, i kam kërkuar të vijë te Palmerias. Ende po pres për përgjigjen e tij. Thjesht po i kthej reston, pasi dhe ai më ka kërkuar të vij te Milani dhe te PSG, por unë vendosa të ik te Galatasaray”, u shpreh Felipe Melo./abcnews.al