Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U dizenjua nga një 6-vjeçar, fanella më e veçantë në historinë e futbollit

schedule10:58 - 22 Prill, 2020

schedule 10:58 - 22 Prill, 2020

E pabesueshme. Pescara do të veshë sezonin e ardhshëm një fanellë të dizenjuar nga një djalë 6-vjeçar. Klubi italian hapi një konkurs dhe e quajti atë “Jepi një goditje COIVD-19”. Fëmijët duhet të vizatonin në shtëpi fanellën e Pescara dhe kanë qenë të shumtë ata që kanë garuar.

Ky konkurs nisi thjeshtë si një lojë për fëmijë dhe nuk kishte këtë qëllim, por në fund dizajni i Luigi D’Agostino jo vetëm është shpallur më i miri. “Delfinët” kanë vendosur ta konfirmojnë atë si dizajnin e ri për fanellën e sezonit të ardhshëm.

Errea, sponsori teknik i Pescara, e ka ftuar vogëlushin të kalojë një ditë në selinë e tyre në Parma. Ajo që Luigi kishte bërë u pëlqye shumë në rrjetet sociale dhe tashmë klubi ku luan edhe Ledian Memushaj do të ketë fanellën më të veçantë në botë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!