Krizë tek hidrokarburet, por shqiptarët s’duhet të gëzohen: Deri ku mund të zbresë çmimi i naftës në vend

schedule17:39 - 21 Prill, 2020

schedule 17:39 - 21 Prill, 2020

Në një intervistë për Abc News, Luigj Aliaj kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve foli për situatën e rënies së çmimit ta naftës në bursa.

Mes të tjerash Aliaj u ndal edhe tek situata në Shqipëri. I pyetur nga Endri Xhafo se sa mund të bjerë çmimi i naftës në vendin tonë, ai tha se hidrokarburet janë sektori më i tatuar në vend.

Ai shpjegon më tej se në tregjet ndërkombëtare aktualisht nafta blihet me 40 lekë për litër, ndërkohë që vlera e taksave shkon në 110 lek për litër. Për këtë arsye siç thekson Aliaj çfarë do që mund të ndodhë për momentin çmimi i naftës në vend nuk do bjerë në më pak se 150 lekë për litër.

Në Shqipëri pjesa që vjen nga tregu ndërkombëtar vjen me 40 lekë për litër, plus taksat që paguhen çmimi rrotullohet 155-157 sot. Edhe nëse do bjerë edhe 5 lek në tregjet ndërkombëtare, do të bjerë edhe këtu”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

 Sa mund të bjerë çmimi i naftës në Shqipëri?

Së pari sëktori më i goditur i ekonomisë është ai i karburanteve.  Sektori i turizmit kanë krizën e të ardhmes. Sekori i karburanteve, buxheti i shtetit arkëton nga ky sektor rreth 700 milion euro në vit.  Kompanitë importuese të karburantit kanë detyrim të mbajnë rezerva sigurie sa 3 muaj konsum dhe të gjitha këto rezerva janë zënë në kuotën e 550-600 dollar toni dhe sot ajo vlerë ka rënë në 250 dollar për ton. Pra kanë humbur vlerën e tyre. Lidhur me çmimet, taksat e të dy nivele dhe gjitha llojet e tarifave kapin 110 lekë për litër. Pra sikur edhe falas të vijë nafta në Durrës, 110 lek për litër është taksë fikse që paguhet. Në këtë sektor tatohen edhe taksa që shkojnë në privat, siç është ajo për markimin, skanimin, pompat. Është produkti më i tatuar që qarkullon në Shqipëri.

Ka hapësirë qeveria që të ndërmarrë masa?

Është kollaj të bësh populistin. Konsumi ka rënë 70-80% në ditë të veçanta. Është kollaj të thuash të heqim të gjitha taksat dhe nafta do shitej 30 lek litri. Po me çfarë do jetojë edhe shteti nëse heq taksat. Janë ca lloj taksa që shkojnë në privat, nuk e di nëse këto mund të prishen.

Shumë prej prodhuesve të karburanteve në vend janë biznesmenë të fuqishëm, a ka pasur një lloj mirëkuptimi në heshtje që shiko mos hiq njerëz nga puna?

Ne nuk e kemi parë me këtë sy këtë,sepse punonjësit i quajmë aset të madh. Është përpjekja jonë maksimale për të mos i humbur. Kurse pjesa tjetër është politike.

Sa mund të duroni?

Ne kemi që kur është bërë mbyllja që jetojnë në kushtet e mbijetesës. Nuk është se presim që të na kompensojë dikush. Ne nuk kemi bërë llogari, përpiqemi të mbijetojmë, nuk e kemi sezonale.

Sa mund të zbresë çmimi? Si e parashikoni?

Të ishte ndonjë magjistar në këtë tokë do e kishte zgjidhur. Në Shqipëri pjesa që vjen nga tregu ndërkombëtar vjen me 40 lekë për litër, plus taksat që paguhen çmimi rrotullohet 155-157 sot. Edhe nëse bjerë edhe 5 lek në tregjet ndërkombëtare, do të bjerë edhe këtu.

Poshtë 150 nuk ka shanse të ndodhë në Shqipëri për momentin?

Për momentin nuk pritet, megjithatë në këtë situatë nuk dihet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!