Bashkimi Evropian në kuadër të ndihmës ndaj pandemisë së koronavirusit ka vendosur që të sjellë në Shqipëri 20 mije teste.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë përmes një postimi në Twitter shkruan se sa më të besueshme të jenë testimet aq më efektive është dhe lufta ndaj Covid 19.
The #EU??donation to Albania?? of control material for #COVIDー19 testing is on its way! These kits will allow 20.000 tests to calibrate the Institute of Public Health equipments in #Tirana. The more reliable are the tests, the more effective is the fight!
The ??stands by ??. https://t.co/ME5gKP23Uh— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) April 21, 2020
“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca.
Ndërkohë numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 609, ndersa betejen me kete virus e kane humbur 26 qytetare deri me tani./abcnews.al