Crespo: Milani i suksesshëm falë Pirlos, Ancelotti i duhuri për Berlusconin

schedule16:18 - 20 Prill, 2020

schedule 16:18 - 20 Prill, 2020

Ish-sulmuesi i Milanit, Hernan Crespo, është rikthyer të flasë për aventurën e tij te kuqezinjtë, si dhe për trajnerin Carlo Ancelotti. Argjentinasi, që e filloi dhe mbaroi karrierën e tij te Parma, ka fituar trofe me ekipe si Lazio , Inter dhe Milan në Serie A.

”Klubi i Milanit dhe trajneri ishin në harmoni të plotë”, tha fillimisht Crespo. “Carletto e ndërtoi ekzaktëzisht ekipin siç e dëshironte presidenti Berlusconi. Ne të gjithë ishim të lumtur”, kujton sulmuesi, i cili ka qenë pjesë e Milanit kur fitoi Champions-in kundër Juventusit në 2004, por dhe në finalen e humbur në Stamboll me Liverpoolin.

LEXO EDHE: Crespo: Lautaro, qëndro tek Interi! Pas tre vitesh flasim sërish

”Presidenti kërkonte elegancë dhe lojë të bukur. Pikërisht ai zgjodhi Andre Pirlon për të luajtur përpara mbrojtes dhe aty ishte çelësi për sukseset tona. Silvio kërkonte mesfushë të fortë dhe të gjithë e dimë se si si shpiki skemën e “Pemës së Krishlindjeve”, mbyll Crespo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!