Para Mo Salah, Premier League kishte një tjetër mbret të Egjiptit. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e njohur, Ahmed Hossam, ose siç e njohin të gjithë, Mido. Gjiganti i sulmit pati një karrierë relativisht të suksesshme, duke luajtur Tottenham në Premier League.
Mido e mbylli me futbollin në fundin e sezonit 2012/13, me 271 ndeshje të luajtura në total dhe me 73 gola të shënuar. Që në momentin që e ndërpreu stërvitjen, ish-sulmuesi mori një formë fizike të frikshme, duke shtuar shumë peshë.
Egjiptiani u shëndosh aq shumë, sa doktori i tha që do të vdiste në moshën 40 vjeçare po nuk u dobësua sërish. Dhe Midos, kaq i mjaftoi. Ish-sulmuesi u stërvit çdo ditë, mbajti dhe dietë dhe tashmë, duket në formë të shkëlqyer. Fotoja e tij e fundit në Instgram, e vërteton më së miri formën që Mido ka. Frika e vdekjes, ishte motivimi i duhur për idhullin e tifozerisë së Tottenham./abcnews.al