Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka marrë një vendim në lidhje me këtë sezon. Kampionatet e të rinjve dhe të femrave, janë pezulluar përfundimisht.
Kjo masë vjen pas situtatës së jashtëzakonshme që është krijuar në Itali, vend ku kanë humbur jetën nga koronavirusi më shumë se 22 mijë njerëz.
Skuadrat e moshave U15, U16, U17, ata amatore dhe ato të femrave, nuk do të rikthehen më në fushë për këtë sezon.
Kampionatet e tyre janë pezulluar pas një vendimi që sapo ka marrë FIGC dhe të gjithë lojtarët e këtyre kategorive kanë nisur zyrtarisht “pushimet”. /abcnews.al