Skënder Brataj: Situata nga koronavirusi është nën kontroll, rasti zero në vendin tonë në mars

schedule08:42 - 16 Prill, 2020

schedule 08:42 - 16 Prill, 2020

Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës Skender Brataj në një intervistë për Abc e Mëngjesit me Enkel Demin ka theksuar se fatmirësisht falë masave të marra deri më tani situata është nën kontroll.

Gjatë intervistës së tij ai ka theksuar faktin se koronavirusi në vendin tonë rasti zero ka qenë në muajin mars dhe sipas tij, nuk mund të ketë qenë më parë pasi do të kishim një bum pacientësh nëse do të ishte e vërtetë një gjë e tillë.

Brataj gjithashtu ka komentuar dhe gjendjen e tij shëndetsore duke theksuar se ai e kaloi në një masë të mesme dhe se duket se shenjat pulmonare që ju shfaqen tashmë janë drejt zhdukjes.

Ndër të tjerë shefi i Urgjencës Kombëtare ka deklaruar se fatmirësisht duket se thirrjet te 127 janë në ulje.

Intervista e plotë:

A mendon se kjo kurbë që në Itali quhet e dhëmbëzuar,në Shqipëri po shkon drejt shuarjes

Situata në Itali e dimë sesi filloi dhe se si shpërtheu aq shpejt sa filloi aq ngadalë do të përfundojë për shkak të bumit që kishte.  Në Shqipëri fatmirësisht kurba nuk e ka pasur atë bum, në vendin tonë kam dëgjuar shumë specialistë që theksojnë se ka qenë që në janar dhe shkurt, por unë mendoj se se na është importuar në mars. Nëse e kujtoni manifestimin e dy marsit me një masë aq të grumbulluar njerëzish dhe rasti i parë doli në 8, nuk ishte më parë pasi nëse do të ishte më parë 2 me 8 kanë kaluar 6 ditë dhe po të kishte qenë më parë do të kishte shpërthyer në masë. Vërtet rasti zero erdhi nga italia i patëm të importuara nga ajo periudhë.

Meqë patëm një manifestim ju thoni se rasti zero në vendin  tonë ka ardh në mars dhe jo në janar dhe në shkurt, ndërsa disa deshmi të pneomologëve kanë thënë se kanë parë disa simptoma të njëjta me ato të koronavirusit

Tipike e kësaj sëmundje është komplikancat pulmonare, dhe ne çdo gjë e lidhim kam pas këtë kam pas atë. Para dy ditësh kemi pasur një rast konkret ku një paciente nga Peshkopia që e sollën nga Peshkopia kishte dy ditë me temperaturë të lartë, me vështiresi në frumëmarrje dhe ulje të oksigjenit në gjak, me skaner tipi bëri dy tamponë dhe të dy i dolën negativ dhe nuk do të thotë se ato raste që kanë simptoma kanë koronavirus. Nëse ne do e kishim pas më përë do të kishim një fluks të madh pacientësh një gjë e tillë nuk u shfaq, nëse do të ishte më parë do të kishim shumë më shumë të infektuar si numër.

Profesor Kakarriqi ka thënë për Abvc Neës se përkufizimi i rastin nga OBSH ka ardhur me 27 shkurt, dhe para kësaj date ne e kemi hasur por nuk e dinim si quhej?

Përkufizimi kishte të bënte me personat që mund të kishin ardhur na Ëuhan nga Kina nga Italia më pas apo nga vende të tjera që kishin pasur raste me koronavirus dhe ky ishte nje protokoll që shtohej ditë pas dite.  Është e vërtetë që përkufizimi i rastit ka ardhur në atë kohë por që me shfaqjen e kësaj sëmundje që në fillim në Kinë duke analizuar këto raste ne këtyre rasteve ju jepnim protokollin e karantinimin. Çdo shtet ka përball protokallin e OBSH por patjetër që ka dhe protokollin e vet për një sëmundje që shfaqet.

Ju vetë personalisht mendoni se jeni infektuar gjatë aktiviteti tuaj ditor apo nga kontakti juaj me ndonjë të afërm?

Unë nuk kam dalë fare në udhëtime, ndaj dhe unë mund ta kem marrë gjata punës

Je vetëm ti i prekur apo dhe të afërm që ke në Tiranë dhe që jeton?

Jo jo, vetëm unë dhe vetëm dy bashkëpuntorë të mi në punë, ku fatmirësisht njëri është tashmë negativ, ndërsa tjetri duhet të presë që të bëjë tamponin. Janë infektime të bërë në atë periudhë të ngarkuar para shfaqjes së rastit të parë, nu ke di zanafillën e infektimit tim.

Ju e kaluat në një formë të rëndë apo të lehtë , sepse duke numëruar ditët dukej se nuk e kalove mirë?

Unë kalova një formë të mesme në banesë në konsultë të herëpashershme me mjekët dhe kolegët infeksionistë. Ma bën pak më hile kolegët të cilët nuk më treguan se më kishin filluar dëmtimet në pulmone dhe mua, por e bënë për të më mbrojtur. Por fatmirësisht dhe pulmonet që u krijuan janë drejt shërimit të plotë. Një nga këto pasoja komlikacionet pulmonare te të sëmurët rëndë, kur shërohen një pjesë e madhe shërohen dhe kjo është një shenjë e mirë.

Megjithëse është agresiv kur të kap, kur largohet largohet shpejt dhe nuk lë pasoja?

E përgjithshmja kshu është, por duke qenë i panjohur nuk mund të them 100 % se ai mund të mos lërë asnjë pasojë.

Nga të dhënat që kemi duket sikur Shqipëria është shumë pak e prekur dhe numri i viktimave është shumë i ulët, ndërkohë që kemi një muaj në karantinë. Sipas një studimi që analizojë një ditë më parë në Abc e Mëngjesit, doktori i shkencave Ilir Alimehmeti është shprehur se  një vend dujhet të kishte karantinë të ashpër nëse do të kishte 7100 raste në 10 ditë, flas për numrin e popullsisësë vendit tonë ne nuk e kemi një gjë e tillë, pra do të thite se duhet të kemi lehtësim të masave. Në BAzilikata në Itali nuk ka karantinë.

Bazilikata është një qytet me nje popullsi të ulët. Problemi është një tjetër ne dimë këto që analizojmë, ne bëmë dje një analizë të thirrjeve për Covid nga data 9 mars nga kapja e rastit të pare deri një ditë më parë kishte një trend thirrje në rritje jo vetëm ndaj 127,që kulmin e kishte në datën 13, me mbi 6 mijë thirrje për Covid,  një rritje të numrit të vizitave në banesë  nga 300 deri në 500 dhe numri i thirrje të 127 pati një pik me atë që po them nga 8300 rreth tre mi një ditë më parë.

Kjo tregon shqetësimin por jo të sëmurët, me aq testime sa kemi bërë ne një gjë ne nuk e fshehim dot se tashmë kemi 25 të vdekur dhe 500 të infektuar, në spital ne kemi 48 të shtruar por fatmirësisht numri i personave që marrin shërbim intensiv është i vogël. Tashmë ne mund të fillojmë të marrim frymë?

Në e kemi thënë se me 15 mars është luajtur ndeshja në Bergamo, nuk është çështja se është nën kontroll, falë masave të marra në fillim kemi dhe këtë situatë në të ilën ndodhemi pasi fatmirësisht Italia dhe Kina na dhanë mundësi që distancomi social është kryesore, dhe fatmirësisht duket se situata është nën kontroll. Ndërkohë gjatë muajit prill kemi deri në 600 thirrje te 127 që kur kanë një shenjë marrin për të kërkuar ndihmë dhe për tu informuar. Njerëzit temperaturën e parë e kanë se i zuri koronavirusi, dhe frika më e madhe është se do vdes por nuk është e vërtetë. Nga data një deri më sot 668 raste është një kurbë që ditore shkon deri në 40 raste,  në datën 14 jemi 43 raste tipike me një shenjë që ne i i dentifikojmë menjëherë .

Tashmë ju e keni nën kontroll?

Patjetër e rëndësishme është identifikimi i menjëhershëm i simptomave nuk ishte me sa kohëke me temperaturë që duhet të kishe mbi dy ditë me 38 dhe nëse kishte qenë në rrethin e personave të dyshuar. Shumë persona mund ta kenë kaluar dje kisha një rast që me thoshin se e kishte kaluar ai dhe fëmijët vetëm dy persona nuk e kanë kaluar por nëse do të kishim raste me komplikanca patjetër që do të kishim raste të shtuara. Në qoftëse kanë lëvizur janë në rrezik për të tjerët.

A mund të më shpjegoni që deri të premten mund të lëvizim deri në 17:30 dhe të shtunën dhe të dielën të rrimë në shtëpi

Në këtë moment unë jam dakord që të lirohen pak por patjetër që duhet të lirohen me pikatore, ne e dimë se një i infektuar tashmë dhe pse nuk ka shenja është në rrezik për të tjerr. Fakti që më ka bërë përshtypje është oaoërgjegjshmeria e adoleshentëve që dalin në grupe dhe pa masa mbrojtëse./abcnews.al