Udhëheqëset femra janë duke bërë punë të jashtëzakonshme. Çfarë kanë të përbashkët Gjermania, Tajvani dhe Zelanda e Re?
Epo, të gjitha kanë në krye të shtetit udhëheqëse femra dhe të gjitha po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në përgjigjen e tyre ndaj luftës kundër koronavirusit.
Këto vende e kanë përmbajtur pandeminë përmes ndërhyrjes së hershme, shkencore. Ata kanë zbatuar një test të gjerë, qasje të lehtë në trajtim mjekësor cilësor, gjurmim agresiv të kontaktit dhe kufizime të ashpra në tubimet sociale.
Tsai Ing-Wen, një ish-profesoreshë e drejtësisë, u bë presidentja e parë femër e Tajvanit në vitin 2016.
Tsai ka vepruar shpejt dhe të suksesshëm ndaj pandemisë, përkundër afërsisë së Tajvanit me Kinën kontinentale, vendi kryesisht ka ndaluar virusin dhe ka vetëm nën 400 raste të konfirmuara.
Vendi është aq shumë i përgatitur sa po dhuron 10 milionë maska SHBA-së dhe 11 vendeve europiane.
Zelanda e Re, e udhëhequr nga Jacinda Ardern, është gjithashtu një udhëheqëse botërore në luftimin e virusit COVID-19.
Vendi ka pasur vetëm 4 vdekje nga koronavirusi deri më tani. Kjo është pjesërisht për shkak të gjeografisë dhe madhësisë.
Me nën 5 milionë njerëz, e gjithë popullsia e Zelandës së Re është shumë më e vogël se ajo e Nju Jork-ut. Duke qenë një shtet ishull gjithashtu i jep asaj një avantazh të veçantë. Sidoqoftë, udhëheqja është gjithashtu një faktor.
Zelanda e Re ka zbatuar testime të gjera dhe Ardern i është përgjigjur krizës me qartësi dhe dhembshuri.
Gjermania është goditur shumë nga koronavirusi, por ajo ka një vdekshmëri jashtëzakonisht të ulët prej rreth 1.6%.
Një arsye që lidhet me shkallën e ulët të vdekshmërisë në Gjermani është testimi i shumtë që ky shtet po e praktikon, megjithatë përsëri udhëheqja e vendit luan një rol.
Të tre vendet kanë marrë vlerësime për trajtimin e tyre mbresëlënës të pandemisë koronavirus. Ata janë shpërndarë në të gjithë globin: një është në zemër të Europës, një është në Azi dhe tjetra është në Paqësorin e Jugut.
Vendet nordike
Katër nga pesë vendet nordike drejtohen nga gratë. Vendet e tyre kanë nivele më të ulëta të vdekjes nga koronavirusi në krahasim me pjesën tjetër të Europës. Për shembull, Kryeministrja e Finlandës, 34-vjeçarja Sanna Marin është udhëheqësja më e ri në botë, por ajo ka një vlerësim prej 85% të miratimit midis finlandezëve për gatishmërinë e saj për pandeminë, me vetëm 59 vdekje në një popullsi prej 5.5 milion.
Kryeministrja e Islandës Katrín Jakobsdóttir qeveris një vend të vogël, ishull me vetëm 360,000 banorë. Por testimi i koronavirusit të tij në shkallë të gjerë mund të ketë pasoja të gjera për pjesën tjetër të botës, pasi ka zbuluar se rreth gjysma e të gjithë personave që testojnë pozitivisht për virusin janë asimptomatikë. Islanda gjithashtu ndërhyri në gjurmimin e hershëm, në mënyrë agresive të kontaktit dhe duke karantinuar rastet e dyshuara me koronavirus.
Krahasoni këto veprime me Suedinë – i vetmi vend nordik që nuk drejtohet nga një grua – ku Kryeministri Stefan Löfven nuk pranoi të vendosë një bllokim dhe i ka mbajtur të hapura shkollat dhe bizneset. Atje, niveli i vdekjeve është rritur shumë më tepër se në shumicën e vendeve të tjera europiane.
Duhen më shumë gra në qeverisje?
Është shumë herët për të thënë përfundimisht se cilët liderë do të kryesojnë për marrjen e hapave të duhur për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit – dhe të shpëtojnë jetë. Por shembujt e mësipërm tregojnë se një numër i madh i liderëve që vepruan herët dhe vendosmërisht ishin gra.
Megjithatë, më 1 Janar 2020 vetëm 10 nga 152 kryetarët e shteteve të zgjedhura ishin gra, sipas Bashkimit Ndër-Parlamentar dhe Kombet e Bashkuara – dhe burrat përbëheshin 75% të parlamentarëve, 73% të vendimmarrësve menaxherial dhe 76% të njerëzit në mediat kryesore të lajmeve.
“Ne kemi krijuar një botë ku gratë përbëjnë vetëm 25%. Një e katërta nuk është e mjaftueshme,” tha Drejtori Ekzekutiv i Grave të KB, Phumzile Mlambo-Ngcuka .
Ka ardhur koha që të kuptojmë se bota ka shumë nevojë për më shumë gra udhëheqëse dhe përfaqësim të barabartë të grave në të gjitha nivelet e politikës.
Së paku, numri disproporcional i grave udhëheqëse që kanë arritur të kontrollojnë këtë pandemi – deri më tani – duhet të na tregojë se barazia gjinore është thelbësore për shëndetin publik global dhe sigurinë ndërkombëtare./abcnews.al