Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa në një intervistë për Abc News ka komentuar paketën e dytë të ndërmarrë nga qeveria në kuadër të përballimit të pandemisë.
Xhepa në fjalën e tij ka theksuar se krahas paketës së ndihmës për bizneset dhe shtresën sociale ëhstë e rëndësishme që qeveria të ketë gati dhe një paketë tjetër që do të ndihmojë në ngritjen e ekonomisë pas kalimit të kësaj situate.
“Është shprehur se masat më të rëndësishme që duhet të ndërmerren për rimëkëmbjen ekonomike për të rixhineruar rritjen ekonomike, e cila nuk ka asnjë dyshim që jo vetëm është e kërcënuar por me një propabilitet të lartë ky vit do të njohë një rënie të të ekonomisë. Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, tremujori i parë i këtij viri dhe tre mujori i dytë i këtij viti do të kenë një rritje negative ekonomike që do të thotë se zyrtarisht recesioni ekziston, pavarsisht se statistikat akoma nuk kanë dalë. Nevoja për të ndërtuar programe dhe për të mbështetur aktivitetin e sipërmarrjes private. Në paketën e parë në 100 milionë dollarëshin që u vu në dispozicion të sipërmarrjes termat nuk ishin të favorshëm efektivisht marrja e një kredie me një normë për të caktuar interesi, ti kërkosh normë interesi me 2.85 % duke qenë një kredi afat shkurtër është një peshë e rëndë për sipërmarrjet. Në paketën e dytë mesa kuptova duket se qeveria do të marrë përsipër kostën e interesit dhe nga ana tjetër bankat që kanë marrëdhënie me sipërmarrjet të ndajnë rrezikun e principalit, rrezikun normal të kredisë”, është shprehur Xhepa.
Ndër të tjera në intervisten e tij me Fabiola Hoxhen, eksperti i ekonomisë është shpprehur se turizmi është një ndër industritë më të rrezikuara nga e gjithë kjo situatë ndaj është e rëndësishme që qeveria të ketë një plan ndihme në mënyrë që turizmi të arrije të marrë veten pas kësaj situate.
Pjesë nga intervista:
Paga prej 400 dollarësh do të jepet vetëm një herë por çfarë do të ndodhë nëse kriza do të zgjase deri në qershor?
Dinamika e zhvillimeve do të zbardhe edhe vendimarrje të tjera sigurisht nëse bëhet fjalë për një periudhë që do të kalojë dhe muajin qershor do të ishte në ndihmë modeste që nuk e kalon pragun e varfërisë qeveria paralelisht duhet të përgatisë dhe një pakëte për rikthimin në normalitet. Duhet të ketë një plan pasi dhe vendet që janë në një periudhë të vështirë si Italia dhe Franca kanë filluar të mendojnë një strategji dalje, pasi mesa duket në Shqipëri prirjet janë më pozitive dhe në fund të muajit të paktën disa nga ekonomitë ti kthehen normalitetit.
Në paketën e dytë kemi një financim prej 150 milionë dollarë për turizmin dhe fasonët
Turizmi është një industri me një peshë të madhe në ekonominë e vendit, kjo industri kishte kohë që vuante që nga tërmeti i nëntorit të cilët kanë investuar fitimet e tyre ose përmes kredisë duke u riparuar. Behet fjalë për një nga industritë më të kërcënuara dhe të rrënuara. Industria e turizmit do e kete të pamundur për tju rikthyer normalitetit. Qevrria në përputhje me bankën qendrore dhe sistemin bankar duhet që në përputhje me nevojat e kësaj industrie duhet ta mbështesë.
Shtyrja deri në fund të dhjetorit të pagesës së tatim fitimit për biznesin e vogla dhe të mëdha a është lehtësi kjo? Nëse deri me 31 dhjetor nuk do të paguhet tatim fitimi si do të mbushet arka e shtetit?
Kemi nevpojë për të bërë një rishikim të thellë të të gjithë objektivave makroekonomikë duke bërë dhe rishikimin e të ardhurave buxhetore të cilat pavarsisht se nga rishikimi fundit janë pakësuar. Me përjashtim të sektoreve që janë duke punuar në një niveli normal fitimesh ose dhe mbi nuk ka arsye që të mos paguajnë, por shtyerja për bizneset e mbylluara ka plotësisht kuptim.
Ajo që u vu re në paketën e dytë është mungesa e një fondi për sektorin e burqësisë, çfarë duket bërë për këtë sektor?
Zëri i fermerëve nuk është dëgjuar asnjëherë pavarsisht një programi modest në vitin 2007 më pas ka ardhur në tkurrje. Mbështjetja për bujqësinë ka qenë ndër më të këqijat në të gjithë politikat e financimit në Shqipërinë siç e tregoi ky rast apo do e tregojnë dhe situata të tilla tregon nevojën për të krijuar një mbështetje të veçantë për këtë sektor. Qeveria ndoshta tashmë për momentin e kanë të pamundur pasi thesi i borxhit është shkundur, por duhet që pas kalimit të kësaj gjendje të marrë një paketë mbështetje për këtë sektor./abcnews.al