Cristiano Ronaldo nuk e ka të lehtë të stervitet nga shtëpia e tij në Madeira, pasi dy fëmijët e tij të vegjël, Eva dhe Mateo, e ndërpresin gjithmonë yllin portugez.
Një video që u publikua nga vetë Cristiano Ronaldo në rrjetet sociale, u bë menjëherë virale, duke marrë më shumë se 7 milion shikime brenda 24 orësh.
“Më lini të punoj”, dëgjohet Ronaldo duke iu thënë fëmijëve të tij, ndërsa Mateo dhe Eva e kapin nga koka, ndërsa Georgina Rodríguez, partnerja e tij, regjistron videon.
Që nga data 9 mars, Cristiano Ronaldo, së bashku me partnerern e tij Rodriguez dhe fëmijët, kanë qenë në Funchal, në Portugali./abcnews.al
Video e CR7, publikuar nga Marca – Cristiano Ronaldo descubre las desventajas de ‘teletrabajar’ con sus hijos en casa