Që nga koha kur The Hubble Space Telescope u prezantua në 1990-n, ai ka realizuar më shumë se 1.4 milionë vëzhgime të yjeve të ndryshëm, planeteve dhe galaktikave në univers. The Hubble Space nuk është teleskopi i parë dhe i vetëm hapësinor, por është një nga më të mëdhenjtë dhe më i njohuri përsa i përket hulumtimeve të tilla.
Për të festuar 30-vjetorin e teleskopit, NASA prezantoi një opsion, ku mjafton të vendosi ditën dhe muajin e lindjes për të parë se çfarë ka kapur Hubble në një nga ditëlindjet tuaja të kaluara. (Nëse jeni nën 30 vjeç, mund të ndodhë që të shfaqen imazhe të viteve përpara lindjes suaj).
Hubble eksploron universin 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Kjo do të thotë se ka vëzhguar disa çudi magjepsëse kozmike çdo ditë të vitit, përfshirë këtu edhe ditëlindjen tuaj.
Për ta zbuluar klikoni këtu.