Botërorit i vitit 2020 në MotoGP ishte programuar të niste në datë 8 qershor. Ishin ditë që koronavirusi ishte larguar nga Kina dhe kishte nisur sulmin nga Evropës. Çmimi i madh i Katarit u shty dhe të njëjtin fat pësoi edhe gara e Jerez në Spanjë.
Pandemia është shtrirë në gjithë botën dhe nuk ka shanse që të zhvillohen garat e Francës (17 maj), Italisë (31 maj). Situata e vështirë rrezikon anulimin përfundimtar të këtij sezoni. Diçka të tillë e paralajmëron për Radio Catalunya, Manel Arroyo, drejtori i përgjithshëm i “Dorna Sports”, kompania që zotëron të drejtat e MotoGP.
“Nuk mund të mendojmë për kalendarin në këto momente. Është e vështirë të themi se kur mund të fillojmë, por ekziston mundësi e anullimit të këtij sezoni. Gjithsesi, ky është skenari i fundit që na vjen ndërmend, po presim se si do jetë situata në vendet ku duhet të garojmë”, deklaron Arroyo. /abcnews.al