Futbollisti amerikan, Todd Gurley, ka bërë atë që pak sportistë e bëjnë. Mbrojtësi i Atlanta Falcons, në NFL (futbollin amerikan), ka akuzuar ish-klubin e tij, LA Rams, se nuk i ka dhënë paratë kur u largua.
Gurley duhet të merrte plot 10.5 milion dollarë në bonuse, por LA Rams i ndërprenë kontratën dhe nuk i dhanë asgjë, me mbrojtësin që u transferua më pas tek Atlanta Falcons, me datë 20 mars.
Sot, për “FoxFootball”, futbollisti i njohur amerikan tha: “Këto gjëra duken si lojëra e shaka, por mua më duhen paratë e mia!” Ndoshta do të ketë dhe një proces ligjësor mes dy palëve, pasi 10.5 milion dollarë, me të vertetë që nuk janë një shifër e vogël./abcnews.al
Gurley just wants his ? @brgridiron pic.twitter.com/XQbFC6YxWx
— Bleacher Report (@BleacherReport) April 12, 2020