Interi mund të jetë shumë aktiv sërish në merkaton e verës. Trajneri Antonio Conte pret përforcime, për ta bërë skuadër e tij edhe më të fortë, në mënyrë që të ngushtohet diferenca me Juventusin dhe t’i rivalizojnë për titullin kampion. Kështu, lëvizja e parë e klubit zikaltër është blerja e Stefano Sensi. Trajneri Conte është i bindur për cilësitë e tij dhe Inter do të paguajë klauzolën dhe ta marrë përfundimisht nga Sassuolo.
L’Inter non ha mai avuto dubbi, Antonio Conte in primis con la dirigenza: è sicuro il riscatto di Stefano Sensi dal Sassuolo, lo sarà ufficialmente a fine stagione. ? #Inter #calciomercato
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 10, 2020
Objektivi tjetër është një tjetër mesfushori, i cili ka shkëlqyer me Atletico Madrid. Thomas Partey mund të luajë para mbrojtjes, por edhe mesfushë me tre i vendosur në krah. Kontrata e tij me Atletico Madrid është e vlefshme deri në vitin 2023, por problemi është klauzola prej 50 milion eurosh. Klubi spanjoll po synon rinovimin dhe dyfishimin e klauzolës. Interi po tenton ta transferojë, por ka konkurrencë, pasi e duan Roma, Arsenali dhe Manchester United.
LAUTARO MARTINEZ – Sulmuesi argjentinas është një nga lojtarët më të dëshiruar dhe emri i tij është i lidhur me shumë klube të mëdha. Gjithsesi, menaxheri i tij, Alberto Yaque, ka sqaruar se nuk ka asgjë konkrete. “Nuk kemi folur me Interin. Janë vetëm thashetheme, ata thonë se Real, Barcelona dhe Chelsea e duan. Unë do të gënjeja nëse do të thosha se ka diçka. Nuk e di nëse ka bisedime mes klubeve, por për sa na takon ne, di vetëm ato që lexoj në media”.
“Pasi Messi e komplimentoi kam marrë mijëra mesazhe, por Lautaro është mirë aty ku është. Ai thjesht dëshiron të luajë dhe të shënojë gola. Nuk kam pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me klubet e tjera. Lautaro ëndërron të luajë me Messin? Kush nuk do të donte?!
Kur më foli për ndeshjet me kombëtaren, më tha se ishte ëndërr për të, që në një moshë të re, të luante me Argjentinën dhe me Messin. Por nuk shtoi gjë tjetër, pasi ai është një djalë shumë i rezervuar. Nëse do ta pyesnim se ku do donte të luante, ai nuk do të përgjigjej, është shprehur Yaque për “Planeta 947”. /abcnews.al