Policia e Fierit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim të cilët ishin dënuar për veprën penale të plagosjes me dashje, dhe dhunë në familje.
Sipas policisë është arrestuar një 41 vjeçar i cili është dënuar me 2 muaj burg për plagosje me dashje.
Ndërkohë që një 36 vjeçar është arrestuar për dhunë në familje pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i Policisë:
Policia ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje dhe dhunë në familje.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, kanë vijuar punën për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë si edhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit:
- Z., 41 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Fier me vendimin e datës 18.02.2019, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
- Gj., 36 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases S. Gj., 32 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./abcnews.al