Dorëshkrimi i këngës “Hey Jude” të Beatles shitet në ankand për 910,000 dollarë

schedule09:15 - 11 Prill, 2020

schedule 09:15 - 11 Prill, 2020

Një letër në të cilën Paul McCartney shkruante me shkrim fjalët e këngës së famshme “Hey Jude” u shit për 910 mijë dollarë në një ankand të organizuar me rastin e 50 vjetorit të ndarjes së Beatles .

Kjo është mbi pesë herë më shumë se vlera e parashikuar ,e cila u zhvillua në internet.

Kitare, fonografi, objekte të autorizuara: rreth 250 pjesë të lidhura me grupin legjendar britanik u janë ofruar fansave dhe koleksionistëve nga e gjithë bota, 50 vite pas ditës së ndarjes së tyre.

McCartney kishte shkruar “Hey Jude” pas një ndarje tjetër: atë të shokut të tij të bandës John Lennon me gruan e tij të parë Cynthia, dhe më pas duke iu referuar pabesive të tij me artistin japonez Yoko Ono. Kënga, që synonte të ngushëllonte djalin e Lennonit, Julian gjatë divorcit të prindërve të tij, fillimisht u titullua “Hey Jules”.

 

Ndër shitjet e tjera të mëdha të ditës: lëkura e një daulle bas me logon e Beatles të përdorur gjatë turneut të parë amerikan të grupit në 1964, e shitur për 200,000 dollarë; një faqe e shkruar me shkrim nga skenari për videon “Hello, Goodbye” video  (1967), e cila kushtoi 83,200 dollarë; një tavëll e përdorur nga Ringo Starr në studiot e Abbey Road në vitet 1960, u shit  për 32.500 dollarë./abcnews.al