Faqja sportive në Instagram, “sportE99”, ka publikuar 10 golashënuesit më të mirë në Ballkan. Në Top10, janë dy futbollistë nga Superiorja, Kyrian Nwabueze dhe Vasil Shkurtaj. Nwabueze ka shënuar 17 gola në Superiore këtë sezon, ndërsa Shkurtaj një më pak, në kuotën e 16 golave.
Nwabueze renditet si golashënuesi i pestë më i mirë në Ballkan, ndërsa Shkurtaj i shtati. Bomberi i Kukësit e ka një “arsye” që është kaq poshtë në listën e golashënuesve.
Në profilin e tij zyrtar në Instagram, Shkurtaj ka publikuar dy video, ku shihet duke dribluar dhe duke pasuar për shokët e skuadrës. Ndoshta, ka dashur të tregojë se loja e tij, nuk është vetëm te golat e shënuar.
Megjithatë, bomberi i Kukësit po e humb “duelin” e tij personal me Nwabuezen, pasi deri më tani, “Këpuca e Artë” është e sulmuesit të Laçit./abcnews.al