Rama u përgjigjet 30 OJF-ve: Ndryshimet në Kodin Penal mbrojnë popullin, përmirësime bëhen, tërheqje as që bëhet fjalë

schedule18:03 - 10 Prill, 2020

schedule 18:03 - 10 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasditen e sotme duke ju kthyer përgjigje 30 shoqata në të gjithë Republikën e Shqipërisë të cilat kanë dalë kundër ashpërsimit të masave shtrënguese në kodin penal për parandalimin dhe luftën ndaj pandemisë globale COVID-19.

Në reagimin e tyre shoqatat kërkojnë nga Kuvendi i Shqipërisë të rrëzojë në parim amendamentet e propozuara.

Në deklaratën e përbashkët për media organizatat e shoqërisë civile theksojnë se ashpërsimi i masave deri në burgim për ata që shkelin rregullat është në kundërshtim me rekomandimet e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, që po rekomandojnë në mbarë globin uljen e popullatës në sistemin e burgjeve, për shkak të rrezikut të shtuar të COVID-19.

Ndërkohë shefi i qeverisë përmes një postimi në Tëitter është shprehur se nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka!. Gjithahstu në reagimin e tij kryeministri Rama ka drejtuar një sërë pyetjesh ndaj OJF nëse kanë propozime tjera për menaxhimin e situatës.

“Shoqatat s’duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?!Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?!Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?!Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?!E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka!   Kështu që nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare”, shkruan Rama.