Marco Reus është pjesë e Borussia Dortmund që prej vitit 2012, kur verdhezinjtë paguan rreth 18 milionë euro te Gladbah. Sulmuesi anësor, prej tetë sezonesh, është kthyer në një nga lojtarët më të dashur të tifozëve të Dortmund dhe nuk ka ndërmend të largohet nga aty.
Bayern Munchen është munduar ta “joshë”, por nuk ia ka dalë dot. Reus, së fundmi ka dhënë edhe një intervistë për Die Ëelt dhe thekson se në të ardhmen nuk do të ketë më lojtarë flamuj, si Thomas Muller tani, apo si Maldini, Totti e De Rossi më parë.
“Nuk do të ketë më djem si unë edhe Thomas Muller në të ardhmen. Francesco Totti dhe Daniele De Rossi nga Roma më vijnë në mendje tani. Ndjesia ime është që lojtarë që qëndrojnë në një klub për dhjetë vite ose më shumë, do të jenë të rrallë në të ardhmen”, shprehet Reus. /abcnews.al