Përmirësohet gjendja e Boris Johnson, kryeministri britanik del nga terapia intensive

schedule20:41 - 9 Prill, 2020

schedule 20:41 - 9 Prill, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson ka dalë nga terapia intensive. Ndërkohë, kryeministri do të vijojë të qendrojë në spital për tu trajtuar ndaj Covid-19.

55-vjeçari Johnson u shtrua në spital të dielën pasi u përkeqësua. Kryeministri për disa ditë u trajtua me oksigjen, ndërkohë tashmë gjendja e tij është përmirësuar.

Sakaq, gjendja e tij filloi të përmirësohet një natë më parë, kur kancelari Rishi Sunak njoftoi se tashmë kryeministri britanik mund të ulej në shtrat pa ndihmën e mjekëve dhe se po monitoronte punën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!