Albi Doka ka fatin që në shtëpinë e tij ka oborr me hapësirë të madhe dhe gjatë kësaj periudhe që njerëzit janë mbyllur në shtëpi, ai ka mundësinë që ta kalojë kohën më lojëra të ndryshme.
Futbollisti i Tiranës madje edhe i zbulon përmes rrjeteve sociale dhe këtë herë me të afërmit e tij ai shfaqet duke zhvilluar një ndeshje futbolli në oborrin e shtëpisë.
Loja mes tyre pati pasoja, pasi njëri prej lojtarëve u përplas dhe më pas u detyrua që të vendoste akull në këmbë. Në momentin e përplasjes dëgjohet edhe një zonjë, që pyet nëse e theu këmbën.