Pandemia mund të na udhëheqë drejt një gjenerate të re të mirësisë sociale

schedule15:13 - 8 Prill, 2020

schedule 15:13 - 8 Prill, 2020

Nga Marian Salzman

Shumë prej veprimeve spontane dhe me vlerë të mirësisë, të cilat po i shohim ndërkohë që pandemia Covid-19 vazhdon përhapjen e saj, janë të dokumentuara mirë. Markat e mëdha dhe kompanitë po ofrohen dhe zbatojnë iniciativa të guximshme dhe gjithëpërfshirëse për të lehtësuar mungesat e pajisjeve mjekësore, për të mbrojtur punëtorët e tyre dhe për të lehtësuar pasigurinë e situatës, konfuzionin dhe pasigurinë e konsumatorit.

Në anën tjetër të spektrit, individët janë duke bërë gjëra të mahnitshme për të ndihmuar të tjerët përmes krizës, e duke krijuar lidhje të reja përmes bashkësive digjitale.

Në mes qëndrojnë bizneset e vogla, shtylla kurrizore e çdo ekonomie që funksionon mirë. Unë jam shumë mirënjohëse ndaj tregtarëve ushqimorë lokalë dhe farmacistëve, të cilët po rrezikojnë sigurinë e tyre për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e komuniteteve, por shqetësohem për të gjitha ato biznese të tjera të vogla që duhet të qëndrojnë të mbyllura. Me më shumë se 20 përqind e popullsisë botërore të izoluar, parukieret tona, dyqanet e rrobave, dyqanet e riparimit të këpucëve dhe luleshitësit, janë mbyllur. Nëse këto biznese dështojnë, jemi ne që bëjmë të dështojë njëri-tjetrin, raporton abcnews.al

Çfarë mund të bëjmë për të mbështetur këto biznese – dhe komunitetet tona – edhe duke mbajtur një distancë të sigurt sociale?

Ne mund të bëjmë blerje për pikat lokale të grumbullimit të ushqimit dhe për fqinjët të cilët mund të mos jenë në gjendje të shkojnë në dyqane ose që kanë humbur punën dhe po përpiqen me vështirësi që t’ia dalin.

Ne mund të mbështesim restorantet duke zgjedhur shërbimin e dërgimit të ushqimeve në shtëpi.

Ne mund të ndihmojmë fermerët e vegjël lokalë me blerjen e vezëve, reçelit, perimeve turshi- ose farave dhe fidanëve për të nisur mbjelljet në kopshtet tona.

Ne mund të përdorim mediat sociale për të promovuar bizneset e vogla që kanë nevojë për një nxitje-siç mund të jetë dhe dyqani i vogël i ëmbëlsirave që papritmas nuk arriti të bënte shitjet e parashikuara për Pashkët, librarinë e vogël ose furrën e bukës, raporton abcnews.al

U gëzova shumë kur dëgjova mbrëmë që në Portland, në një librari në Oregonit kishin ripunësuar 100 punëtorë të saj falë fuqizimit të shitjeve në internet. Amazon dhe gjigandët e tjerë të shitjeve online po ja dalin shumë mirë gjatë kësaj krize. Le të mendojmë të ndihmojmë disa biznese të vegjël vendase përmes shitjeve online.

U lumturova kur pashë që bizneset e vogla po bëjnë gjithçka munden për të ruajtur vendet e punës të krijuara nga krijimi i fondeve të ndihmës emergjente për punonjësit e tyre, deri tek punësimi i bashkëshortëve të punëtorëve aktualë. Të tjerët po rikualifikojnë dhe rifokusojnë punonjësit e tyre të marrin detyra të reja deri sa të kthehemi në normalitet.

Me Covid-19, ne po shohim se përgjegjësia e përgjithshme sociale e korporatave evuluon në diçka shumë më personale. Kjo krizë mbart me vete një ngutje që nuk na lejon të heqim dorë nga gjërat. Nëse vendosim të presim për një stabilitet më të madh financiar përpara se të arrijmë të mbështesim bizneset vendase, do të jetë tepër vonë. Nuk do të mbetet asgjë tjetër për të mbështetur.

Dhe mos harroni ato institucionet e bamirësisë, puna e të cilave është edhe më jetike sot. Si familje, ne jemi mbështetës të bursave për vendasit, dhe gjithmonë mbështesim fondacionin Bob Woodruff dhe bamirësit e tjerë të veteranëve për t’u dhënë diçka atyre që kanë dhënë deri në vetëmohim. Këto grupe janë edhe më të zëshme tani pasi e shoh veten të super-fokusuar në dëshirën për të ndihmuar jo vetëm aktivizimet e afërta, por edhe ata individë që janë në vijën e parë të luftimit të krizës, raporton abcnews.al

Më jep gëzim të madh të lexoj sakrificat e komuniteteve që mblidhen prapa punonjësve mjekësorë në vijat e para të frontit – njerëz që brohorasin çdo natë nga ballkonet e tyre, policia spanjolle duke u kënduar familjeve të karantinuara, të gjithë që mbështesin heronjtë e kujdesit shëndetësor (#HealthcareHeroes) në mbarë botën.

Altruizmi ka qenë gjithmonë i ndërlikuar, i përhapur me motive të përziera. Nëse do të ishte një veprim krejtësisht vetëmohues, a nuk do të ishin të gjithë bamirësitë anonime?

Por nuk kam zili askënd që shfaq kontributet ose ka një spital ose një stadium futbolli që mban emrin e tij. Madje edhe ata që dhurojnë në mënyrë anonime marrin diçka në këmbim: Shkencëtarët besojnë se bamirëssia çliron endorfinat në tru, duke prodhuar një ndjenjë të ngjashme me atë të “vrapuesve”. Bujaria sjell lumturi. Funksionon dhe për mua.

Tani që më shumë prej nesh kanë përjetuar këto ndjenja pozitive në shkallë të ndryshme, unë do të dëshiroja që të jemi në gjendje të lëvizim si shoqëri, përtej “Age of Rage” drejt “Era of Care” (Epoka e Kujdesit). Që të mund të mësojmë nga distancimi social se jemi më mirë të qëndrojmë së bashku – duke marrë kohë për të treguar dashamirësi dhe të shohim se kë mund të ndihmojmë.

A mund të guxojmë të shpresojmë se pas këtij virusi të tmerrshëm do të krijohet një gjeneratë e mirësisë sociale?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!