Gjest i madh nga ish-kampioni gjerman, dhuron dy topat e Botërorit ‘90

schedule16:56 - 7 Prill, 2020

schedule 16:56 - 7 Prill, 2020

Ish-kampioni i botës, Andreas Brehme, nxjerr në ankand dy topat e finales së Botërorit 1990 për të ndihmuar në luftën ndaj Koronavirusit. Legjenda e Gjermanisë shpreson të ndihmojë vendin e tij

Te legjendat hyri në këtë moment. Andreas Brehme shënoi golin e vetëm të finales së Botërorit 1990 ndaj Argjentinës së Maradona, duke vendosur fatin e ndeshjes e duke e shpallur Gjermaninë Perëndimore kampione të botës.

Ky hero i futbollit gjerman sot ka vendosur të bëjë një dhuratë për të luftuar Koronavirusin. Në shtëpinë e tij në Mynih, në faqe të murit, zmadhon një foto e veçantë.

Ajo është thjesht një fotografi e pikës së bardhë të penalltisë së stadiumit “Olimpik” të Romës në finale ndaj Argjentinës, ku penalltia e shënuar nga ai i dha titullin skuadrës së Franz Beckenbauer.

Ajo pikë e bardhë penalltie, e rrethuar me të blertën e barit të fushës, simbolizon pikën më të lartë të karrierës, “qendrën e universit” të jetës futbollistike të ish-mbrojtësit të madh të bavarez.

Pikërisht, ky Brehme vendos të bëjë dhuratë dy “copa të zemrës”, dy “dashuri” të tij, për të ndihmuar ndaj Koronavirusit. Bëhet fjalë për dy topat e finales, të firmosur nga e gjithë skuadra gjermane, që nga trajneri Beckenbauer, kapiteni Lothar Matheus dhe vetë Brehme.

Brehme do t’i nxjerrë dy topat në ankand, dhe paratë do të jepen për luftën ndaj epidemisë. Ish-mbrojtësi i krahut mbahet mend si një personalitet i futbollit gjerman, që fitoi mjaft dhe shkëlqeu me Bayern Munchen, por edhe me Interin.

Ndonëse ai vetë dhe tifozët njohin si momentin më të madh të karrierës, pikërisht fitoren e Kupës së Botës në stadiumin “Olimpik” të Romës në korrik të vitit 1990./abcnews.al