Ministri i shëndetësisë i Zelandës së Re thyen karantinimin: U tregova idiot

schedule09:45 - 7 Prill, 2020

schedule 09:45 - 7 Prill, 2020

Ministri i shëndetësisë i Zelandës së Re e ka quajtur veten një “idiot”, pasi theu izolimin  e vendit duke shkuar me familjen në plazh.

David Clark pranoi se  veprimi i tij ishte “një shkelje e qartë e parimeve të izolimit të vendit”.

“Në një kohë kur ne po kërkojmë nga Zelanda e Re që të bëjnë sakrifica historike, unë kam shkelur rregullat. Unë u tregova idiot,” tha ai.

Ai i ofroi dorëheqjen kryeministrit Jacinda Ardern, por kërkesa e tij u refuzua pasi duhej të qëndronte në punë për shkak të krizës.

Por ai ka humbur një pozitë dytësore të ministrit të financave./abcnews.al