Të gjithë lojtarët e Serie A kanë rënë unanimisht dakord që të ulin pagat e tyre. Yjet e kampionatit italian të futbollit kanë pranuar të heqin dorë nga 1/3-ta e rrogave të tyre vjetore, pra 33%.
Në praktikë, sipas kësaj dakordësie, lojtarët do të heqin dorë nga 4 muaj rroga në rast se sezoni nuk rifillon, dhe nga 2 muaj në rast të rikthimit në fushë për të përfunduar kampionatin 2019/20.
Një gjest i madh nga futbollistët e elitës italiane, që tregojnë se nuk janë të mëdhenj vetëm në fushat e lojës. Futbollistët po bëjnë shumë gjëra të mëdha në luftimin e Koronavirus dhe ndihma e tyre, vlerësohet pafundësisht. Bravo e madhe!/abcnews.al