De Rossi: Çfarë pasioni, çdo tifoz duhet të vizitojë Bombonerën një herë në jetë

schedule10:12 - 6 Prill, 2020

schedule 10:12 - 6 Prill, 2020

Daniele De Rossi vendosi të transferohej te Boca Juniors verën e kaluar dhe ky vendim u prit mirë dhe emocionoi shumë tifozë. Rrallë ndodh që një futbollist evropian të kalojë në futbollin latin, por ish-kapiteni i Romës është i veçantë, ashtu si futbolli argjentinas dhe atmosfera që krijohet në mitikun Bombonera.

Edhe pse luajti vetëm 7 ndeshje dhe shënoi vetëm një gol, 36-vjeçari ka përjetuar emocione të paharrushme në Buenos Aires. De Rossi rrëfen gjithçka në një prononcim për Sky Sport, teksa ka edhe një këshillë për të gjithë ata që adhurojnë lojën më të bukur me top.

Do të më duhet një karantinë e gjatë për të treguar atë që kam provuar në gjashtë muajt e kaluar te Boca Juniors. Argjentina është një vend unik, është e ngjashme me Italinë, jeton me pasionin për gjithçka, nga muzika, ushqimi e deri te futbolli. Mos të harrojmë që gjysma e popullsisë ka origjinë italiane.

 

Tifozët e Boca Juniors në “Bombonera”

 

Është një kampionat për të cilin mund të diskutojmë shumë taktikisht, por lojtarët nuk e tërhiqen kurrë këmbën nga një dyluftim, as në stërvitje. Nuk kam parë kurrë një lojtar të mos japë 200% të asaj që ka në trupin e tij.  Gjëja më e bukur janë tifozët. Krijohet një atmosferë që nuk e përjetojmë më në Itali, nuk e kemi më atë pasionin e pastër, që nuk lidhet vetëm me rezultatin, por edhe me një gol apo rikuperim topi.

Bombonera është stadiumi më absurd dhe më i çmendur në botë. Uroj që çdo tifoz i futbollit ta vizitojë të paktën një herë në jetë gjatë një ndeshje të Boca Juniors. Ndihem me të vërtetë e privilegjuar që kam luajtur atje, edhe pse për një kohë jo të gjatë”, deklaron De Rossi. /abcnews.al