20 gjëra që mund të bëjmë për veten gjatë vetëizolimit

schedule08:50 - 6 Prill, 2020

schedule 08:50 - 6 Prill, 2020

Sapo dëgjon fjalën karantinë gjatë këtyre javëve, të vjen automatikisht në mendje lista e gjatë e gjërave që nuk të lejohet t’i bësh. Por mbase është më mirë ta mendosh më pozitivisht të gjithë këtë kohë e ta shfrytëzosh në të mirë të vetes, të përpiqesh të gjesh të gjitha mundësistë që ofron ky stil i ngadaltë i jetës.

Në vend që të shqetësohesh me lajmet mbi koronavirusin ose të ndihesh e vetmuar, përdore këtë kohë në të mirë të vetes për të mësuar aftësi të reja, përkëdhele veten dhe gjej të bësh ato aktivitete që të bëjnë të lumtur.

Vetëm mos harro: Mos e shiko këtë listë si presion ose faj, sepse jo domosdoshmërisht duhet të jetë produktiv çdo moment i jetës. Më poshtë janë thjesht disa ide që duhet të bësh për të kaluar gjatë kësaj kohe të vështirë për të gjithë.

  1. Kthehu pas në kohë – shfleto fotografitë
  2. Medito
  3. Krijo një teatër në shtëpi
  4. Shikoni Netflix
  5. Krijo një kopsht të vogël me lule në ballkon
  6. Mëso një gjuhë të re
  7. Forco sistemin imunitar me perime dhe fruta jeshile
  8. Gatuaj
  9. Bëj yoga
  10. Krijo pak art karantine
  11. Fol me një terapist
  12. Praktiko ushtrime për palestër
  13. Bëj një maskë flokësh
  14. Shkruaj një histori
  15. Shpreh dashurinë
  16. Lexo një libër të lumtur
  17. Kërceni
  18. Luaj disa lojëra që vënë trurin në punë
  19. Organizo zyrën që ke në shtëpi
  20. Pastro