Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, është një admirues i futbollit dhe këtë gjë, nuk ngurron ta shprehë në rrjetet sociale. Madje, sot ka dhënë një mesazh për popullin shqiptar, duke publikuar dhe një video të yllit argjentinas, Lionel Messi.
Braçe iu ka kërkuar shqiptarëve që të ruajnë distancimin social, si dhe zgjodhi videon e Messit, ku shihet duke dribluar disa kundërshtarë, si video ilustruese.
“Janë ditët kyç për secilin: DISTANCIMI FIZIK ESHTE JETIK! RUAN VETEN, FAMILJEN SHOKUN! Çfarë është distancimi fizik? TI IKESH TJETRIT, TI RRISH LARG, SIC MESSI KETU! E bën dot?!”, shkroi Braçe në Instagram./abcnews.al