Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa në një lidhje direkte për Abc News është shprehur se vendimi i qeverisë për të shtyrë qiratë është i paprecedentë.
Xhepa në një bisedë me gazetaren Juli Xhakoxhi është shprehur se masa e marrë nga qeveria për pezullimin e qirave më duket absurditet.
Sipas tij askush nuk e mandaton qeverinë që të marrë vendime në kuadër të vullnetit në marrëdhënie kontraktore private.
Pjesë nga biseda në studio:
Në pamje të parë një vendim për shtyrjen e qerasë është një vendim pozitiv por çfarë po shkakton kjo?
Ky vendim përtej pozitivitetit dhe gjykimit pozitive që mund të kenë autoritetet publike për të adresuar këtë situatë që është serioze në gjykimin tim është një situatë që ka një lloj kaosi pasi nuk kemi mbrapa këtyre masave nuk kemi një vlerësim nga ekspertët apo grup pune që punon për të konsultuar ndikimet në çdo sektore. Së dyti një pjesë të këtyre masave i kam vlerësuar dhe i kam përshëndetur por i konsideroj të pamjaftueshme siç është edhe paga ligjore. E drejta ligjore parashikon që gjithkush për shkaqe jo personale nuk është në marrëdhënie pune ka të drejtën e një mbështetje monetare ndërsa në rastin konkret i është dhënë vetëm një pagë minimale ndërsa në vendet e tjera kanë më shumë mbështetje. Në këtë kuptim e cilësoj të pamjaftueshme. Masa është e pjesshme pasi lë pa përfshirje një pjesë të madhe të popullsisë ndërsa si stimul për ekonominë është shumë e vakët. Masa që u mor për pezullimin e qirave më duket absurditet. Askush nuk e mandaton qeverinë që të marrë vendime në kuadër të vullnetit në marrëdhënie kontraktore private. Më duket e paprecedentë jo vetëm për një shoqëri demokratike por edhe diktatoriale, më duket një vendim pa sens. Qeveria mund të ndalojë pagimin e taksave, të energjisë, por nuk mund të marrë vendime në kuadër të marrëdhënieve të qytetarëve.
Kjo është konsideruar se do të sjellë dhe përplasje me qytetarët, çfarë mund të shkaktojë kjo?
Nëse qytetarët duan ta ushtrojnë vetë momentin e solidaritetit është e drejtë e tyre, por nuk mund të ketë solidaritet me detyrim nga autoritete publike. Një pjesë e rëndësishme e qytetarëve mund ta kenë parë investimin në pasuritë e paluajtshme si një standard jetese një vendim i tillë ndikon negativisht. Dhe sikur një individ mund ta ketë për qëllim fitimi është e drejtë e tyre.
Dhënia e pakove ushqimore, ku ministria e Mbrojtjes ka një fond të caktuar blen ushqime dhe jua dërgon njerëzve a do ishte e udhës që këto ndihma të ktheheshin në formën e parave?
Këto skena janë të papranueshme për një shoqëri që ka 30 vite që po përpiqet që të ndërtojë skema të ekonomisë së tregut dhe propaganda e politike është mjerave pasi janë paratë e taksapaguesve, kjo i ngjan Shqipërisë së viteve 90’ që është e papranueshme. Njerëzit kanë punuar kanë kontribuar, kanë paguar taksa dhe ky është një detyrim ligjorë në situata të kësaj natyre. Mbrojtja apo mbështetja sociale me pako ushqimore është një veprim që e kryejnë organizatat bamirëse dhe nuk është normale dhe e lejueshme që titullarë të lartë të shtetit të shkojnë me trasta nëpër dyert e qytetarëve. Në çdo vend të botës qytetarët kanë të drejtë që ta marrin kompensimin e plotë vlerën monetare aq sa e përballojnë financat e shtetit. Qytetarët në çdo vend të botës në fillim të muajit apo në një periudhë tjetër kohe marrin një cek dhe kanë të drejtë që të shkojnë dhe të bëjnë blerjet e nevojshme.
Sa rrezikojmë që të mos na funksionojë zinxhiri?Ne kemi pasur probleme në javën që lamë pas me shpërndarjen e pensioneve dhe ne e dimë se pensionistët mezi e presin një gjë të tillë. Çfarë na shkakton kjo?
Kjo është arsyeja dhe nuk është normale dhe e lejueshme që të shkojmë me pako nëpër familje pasi nuk bën sens. Qytetarët në Shqipëri janë të inventarizuara dhe ekzistojnë sistemet elektronike. Në qoftëse të gjithë këto platforma që i kemi prezantuar nuk janë funksionale atëherë sigurisht që mund të ketë dështime. Duke qenë një vend që kemi nivel të lartë informaliteti, pasi shpesh herë transaksionet janë kryer jahstë kanaleve zyrtare, patjetër që mund të ketë probleme. Nëse qytetarët do të kishin një llogari bankare dhe më para nuk do të kushte radhë në banka për të hapur një llogari të tillë. Nuk bën sens që ne të shikojmë radhë pasi çdo qytetar e ka pas me detyrim një gjë të tillë. Stimili për ekonominë nuk duhet parë si një masë sociale Shqioëria ka një ekonomi që për gati 5-6 muaj është e paralizuar. Duke filluar që nga muaji kaluar që rritja ekonomike në tremujorin e fundit ishte negative. Po ashtu dhe tre muajt e parë të këtij viti dhe nëse nuk marrim vendimin sot në fund të vitit do të kishim një efekt negativ për ekonominë e vendi tonë./abcnews.al