Irani ka raportuar 124 vdekje të tjera nga koronavirusi të enjten, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3,160, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpoor.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ndërkohë arriti në 50 468, me 2,875 raste të reja të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, tha Jahanpoor.
Një total prej 16,711 pacientësh janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet në të gjithë vendin, ndërsa 3.965 pacientë të shtruar në spital mbeten në gjendje kritike.
Irani është vendi më i goditur në Lindjen e Mesme sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins ./abcnews.al