Guvernatori i New York, Andrew Cuomo, së fundmi është shprehur se katër të pestat e pacientëve të koronavirusit që kanë nevojë për ventilatorë frymëmarrjeje, do të vdesin nga Covid-19.
Cuomo në parashikimet e tij është shprehur se të dhënat e fundit të personave që janë infektuar janë alarmuese pavarësisht se shtetet amerikane po përpiqen të shtojnë si të munden masën e pajisjeve shpëtimtare të frymëmarrjes.
“Të vdekurit në New York nga koronavirusi janë ata që kanë marrë frymë me ventilatorë për një kohë të gjatë. Nëse hyn në ventilator ke vetëm 20% shanse se do të dalësh prej tij”, tha Cuomo duke përsëritur modelin e parashikaur nga kreu i Microsoft, Bill Gates i cili tha se rreth 100,000 amerikanë do të vdesin nga sëmundja.
Guvernator Cuomo dukej se kishte në fokus sulmet ndaj presidentit Trump për pretendimet se SHBA do të mundë pandeminë muajin që vjen./abcnews.al