HOROSKOPI/ Kjo ditë do ju japë më shumë forcë, çfarë rezervojnë yjet sot

schedule07:04 - 2 Prill, 2020

schedule 07:04 - 2 Prill, 2020

Dashi

Ju pret një ditë e lodhshme, sidomos nga pikëpamja sentimentale. Momentalisht situata nuk paraqitet e qetë, madje mund të jetoni në dy histori paralele.

Demi

Mundohuni që të mos lodheni shumë dhe mos bëni më shumë se gjërat e domosdoshme. Dashuria do të jetë mjaft e favorshme, ku do të keni bashkëpunim. Në punë do të ketë ndryshime, ku disa prej tyre mund të kenë nisur tashmë.

Binjakët

Në sferën sentimentale duhet qartësi dhe sinqeritet i plotë. Ndërsa në punë mund të merrni propozime të papritura, të cilat nuk duhet ti injoroni.

Gaforrja

Nëse jeni përballur me shpenzime të tepërta, tashmë do ta gjeni veten duke debatuar me partnerin/en. Pavarësisht kësaj Hëna është në shenjën tuaj. Në këtë periudhë do të ndiheni disi të lodhur dhe nervoz. Mundohuni që të qetësoheni.

Luani

Nëse jeni vetëm, me gjasë nuk jeni në kërkim të lidhjeve apo angazhimeve të reja. Në raportet në çift mund të ketë grindje, të cilat duhen menaxhuar me kujdes.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë disi problematike, ku do të jeni mjaft kërkues gjë që do të shkaktojë debate të forta. Ky është momenti i duhur për të çuar përpara disa çështje profesionale.

Peshorja

Hëna do të ketë ndikim të kundërt, ku tashmë duhet të rrini sa më larg debateve. Mos bëni gjëra vetëm për të kënaqur të tjerët. Në punë do të përballeni me dyshime, pasi nuk do dini si të veproni.

Akrepi

Dashuria më në fund do të shënojë përmirësim, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Në punë ka nevojë për durim, veç mundohuni që të mos mendoni vetëm për anën ekonomike.

Shigjetari

Mundohuni që të rrini larg debateve. Kjo e mërkurë nuk do të jetë e favorshme sa i takon raportit sentimental, sidomos për ata që janë të dyjëzuar në dy lidhje. Në punë, do të ketë përmirësim.

Bricjapi

Mbrëmja do të jetë nën ritmin e duhur. Në dashuri Hëna do të ketë ndikim të kundërt, ku nuk përjashtohen debatet. Në punë do të ketë të reja të rëndësishme. Propozimet që do të merrni duhen analizuar me kujdes.

Ujori

Ju pret një ditë e tensionuar. Mirëpo pavarësisht kësaj në dashuri mund të ketë një ndjenjë të rëndësishme. Bëni kujdes ndaj debateve, pasi gjatë kësaj të enjteje do të jeni shumë konfliktual, por nuk është e thënë që keni të drejtë. Puna ju streson dhe jeni të lodhur.

Peshqit

Puna do të jetë mjaft stresuese, duke mos ju lënë të qetë. Nga ana tjetër keni dëshirë për të dashuruar, por Venusi ju krijon probleme. Në punë mund të keni probleme me eprorin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!