Gravina: Serie A mund të fillojë në fundin e majit, anulimi i sezonit i padrejtë

schedule19:18 - 1 Prill, 2020

schedule 19:18 - 1 Prill, 2020

Gabriele Gravina ka folur sërish rreth situatës së futbollit italian. Kreu i FIGC (Federata Italiane e Futbollit) ka sqaruar për TMW opsionet që po qarkullojnë, teksa Serie A mund të fillojë në datë 20 maj.

Prioriteti mbetet mbyllja e kampionatit të këtij sezoni, por kjo është një emergjencë unike. Askush nuk është në gjendje të bëjë parashikime. Një hipotezë është të rifillojë kampionati në 20 maj ose në ditët e para të qershorit. Sezoni mund të mbyllet në korrik.

Duam të respektojmë masat e qeverisë, ndërsa UEFA dhe FIFA na kanë dhënë mundësinë për të luajtur edhe pas 30 qershorit. Anulimi i sezonit? Është e komplikuar, është zhvilluar më shumë se 2/3 e kampionatit. Do të ishte një padrejtësi e rëndë”, deklaron Gravina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!