Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pozitiv në testin antidoping, zero mëshirë për pilotin italian të MotoGP

schedule15:57 - 1 Prill, 2020

schedule 15:57 - 1 Prill, 2020

Piloti i MotoGP, Andrea Iannone doli pozitiv në kontrollin antidoping pas Çmimt të Madh të 3 nëntorit në Sepang të Malajzisë. Piloti i italian u pezullua pa afat nga Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizimit.

Në fillim u kërkua një pezullim 4-vjeçar për pilotin e Aprilia, por ai është dënuar me 18 muaj pezullim. Pala mbrojtëse ka përdorur argumentin që ushqimi i sportistit ka qenë i kontaminuar pa dijeninë e tij, diçka që është pranuar dhe që ka sjellë dhe uljen e dënimit.

Mediat italiane raportojnë se Iannone nuk do e lejë me kaq dhe do t’i drejtohet CAS-it (Gjykata e Arbitrazht Sportiv). Kampionati botëror i MotoGP është shtyrë nga koronavirusi dhe pritet të vazhdojë në vjeshtë. /abcnews.al

 

Iannone dhe Belen Rodriguez

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!