Wojciech Szczesny ka zbuluar një kuriozitet interesant në lidhje me sezonin e kaluar. Në stolin e Juventusit ishte Max Allegri dhe trajneri kishte vendosur një rregull për lojtarët që merrnin kartonë të kuq. Portieri polak e rrëfen në një prononcim për Foot Truck, kanalin polak të youtube.
Askush nuk përjashtohej nga ky rregull, as nëse quhej Cristiano Ronaldo ose nuk e kishte merituar ndëshkimin. Ylli portugez la bardhezinjtë me 10 lojtarë në ndeshjen e Champions League kundër Valencias dhe shokët e skuadrës përfituan nga rregulli i trajnerit.
“Në kohën e Allegrit kishim një rregull të veçantë: në rast se dikush ndëshkohej me karton të kuq do të i duhej t’i shlyenim diçka shokëve. Ky është shkaku pse të gjithë kemi nga një tabletë iMac. Na e dhuroi Ronaldo pas të kuqes që mori me Valencian, edhe pse na u desh të prisnim dy muaj, sepse vazhdonte të insistonte që nuk kishte bërë asgjë për ta merituar kartonin”, deklaron portiere polak. /abcnews.al