Ish-ministri francez Patrick Devedjian, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Devedjian, është kështu zyrtari i parë i lartë francez që humb jetën nga Covid-19. Ai ka qenë një ndër këshilltarët më të ngushtë të ish-Presidentit Nicola Sarcozy.
Patrick Devedjian ishte ministri përgjegjës për rimëkëmbjen e Francës nga kriza financiare e vitit 2008. 75-vjeçari për herë të parë njoftoi publikisht se po vuante nga simptomat e koronavirusit të Mërkurën.
“Unë jam i prekur nga epidemia, prandaj jam në gjendje të dëshmoj drejtpërdrejt për punën e jashtëzakonshme të mjekëve dhe infermierëve,” shkroi ai në Tëitter më herët gjatë javës. “Dua tu shpreh atyre një faldenderim për ndihmën e vazhdueshme për të gjithë pacientët e tyre.”
Ish ministri ka ndërruar jetë ditën e sotme, duke u bërë kështu zyrtari i parë i lartë që i merr jetën Covid-19. /abcnews.al