Nga nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

schedule12:13 - 28 Mars, 2020

schedule 12:13 - 28 Mars, 2020

Nesër në orën 02:00 do të ndodhë ndryshimi i orës dhe akrepat do të ecin 60 minuta përpara. Kështu duke filluar nga nesër, të gjithë do të flemë një orë më pak dhe do të zgjohemi më herët për të filluar aktivitetin e përditshëm.

Ky ndryshim i orës quhet ndryshe edhe ora verore pasi do të ketë më shumë orë me diell dhe më pak natë. Ndryshimi i orës do të ndodh në vende të ndryshme sipas orës lokale të secilit vend.