Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE zyrtarizon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

schedule09:43 - 27 Mars, 2020

schedule 09:43 - 27 Mars, 2020

Bashkimi Europian ka zyrtarizuar vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

27 krerët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian kanë miratuar konkluzionet e ministrave të çështjeve europiane për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninê e Veriut.

Në këto konkluzione, Maqedonia nuk ka kushte për mbajtjen e konferencës së parë ndëqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit. Nga ana tjetër, Shqipëria ka një kushtëzim të qartë për mbajten e konferencës së parë ndërqeveritare.



Shqipëria duhet së pari të miratojë reformën zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODHIR-it përmes garantimit të financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore. Dhe, së dyti Shqipëria duhet të garantojë vijueshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë garantimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë në konsideratë opinionet e zbatueshme të Komisionit të Venecias.

Së treti, vendi duhet të përfundojë vendosjen e strukturave të specializara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por përveç këtyre kushteve, Komisionit Europian i kërkohet të raportojë edhe mbi  edhe 3 kërkesa specifike gjatë prezantimit të kornizës negociuese me Shqipërinë.

Ato kanë të bëjnë së pari me përforcimin e planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të task-forcës për veprimet financiare në kuadrin e bashkëpunimit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Së dyti, riatdhesimin e azilkerkuesve që kanë bërë aplikime të pabazuara. Dhe së treti, me ndryshimin e ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Komisioneri për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi ka deklaruar se Komisioni Europian do të prezantojë kornizën negociuese në qershor.

Deri atëherë, Shqipëria duhet të ketë përmbushur këto gjashtë kushte. Ai ka inkurajuar qeverinë shqiptare që të rrisë ritmin e reformave.

Më tej, para se kuadri negociues i Komisionit Europian të aprovohet nga Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian, shtetet anëtare duan në vijim prova bindëse nga qeveria shqiptare lidhur me zbatimin e 5 prioriteteve kyçe të vendosura nga Këshilli i ministrave i Bashkimit Europian që në 2018.

Kushtet specifike lidhur me këto pesë prioriteteve janë: 1-Fillimi i hetimit të gjykatësve dhe prokurorëve të akuzuar gjatë procesit të vetingut për sjellje kriminale. 2-Nisja e procedimeve kundër personave që akuzohen për blerje votash. 3-Gjurmë të forta provash në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen e procedimeve dhe përmbylljen e proceseve të para kundër politikanëve dhe zyrtarëve publikë të nivelit të lartë. 4-Progres të prekshëm në lidhje me reformën në administratën publike, 5-Zbatimin e reformës për kodin zgjedhor si dhe vendimet përfundimtare për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. 6-Progres të mëtejshëm në miratimin e legjislacionit të mbetur zbatues për kuadrin ligjor të vitit 2017 për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!