Gjithçka po pezullohet dhe po shtyhet prej koronavirusit. Kampionati Botëror i MotoGP ishte programuar të niste në datë 8 mars, por çmimi i madh i Katarit nuk u zhvillua. Garat e Argjentinës dhe SHBA janë shtyrë për një datë tjetër, por jo vetëm kaq.
Edhe çmimi i madh i Spanjës është pezulluar. Gara e Jerez do të zhvillohej në datë 19 prill, por situata e tmerrshme që është krijuar në shtetin iberik ka detyruar drejtuesit ta pezullojnë.
Kalendari ësht bër lëmsh dhe Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizimit do të vendosë kalendarin e ri në ditët e ardhshme. Pas garës së Jerez në Spanjë, e kanë radhën ajo e Le Mans në Francë (17 maj) dhe Mugello në Itali (31), të cilët do të shtyhen me shumë mundësi. /abcnews.al