“Sot ne shohim fytyrën e shpresës”, vogëlushi shërohet nga koronavirusi dhe shkon në shtëpi

schedule10:03 - 26 Mars, 2020

schedule 10:03 - 26 Mars, 2020

Leonardo qesh përpara kamerës: fytyra e tij është simbol i fitores. Kështu shkruan kryebashkiaku i Corbetta-s, Marco Ballarini në një postim të tijin në Facebook.

Fëmija i vogël në foto është shëruar së fundmi nga koronavirusi dhe është dërguar në shtëpi. Leo i vogël përfaqëson një nga shumë raste të fëmijëve të cilët e kanë fituar betejen në spitale bashkë mendihmën e mjekëve.

Në postim e tij Ballarini shkruan më tej:

“Mirë se erdhe në shtëpi Leo i vogël. Sot ne kemi një arsye më shumë për të buzëqeshur, për të qenë të lumtur, edhe për t’u ndjerë një komunitet më i bashkuar. Sot ne shohim fytyrën e mrekullueshme të shpresës…Leonardo i vogël sapo është nxjerrë nga spitali ku fitoi luftën kundër koronavirusit.”

Ashtu si Leonardo, një tjetër fëmijë është nxjerrë nga spitali Gaslini i Xhenovës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!