Thaçi reagon për vendimin e ministrave të BE: Hap i rëndësishëm, fatkeqësisht Kosovën po vazhdojnë ta diskriminojnë

schedule16:13 - 24 Mars, 2020

schedule 16:13 - 24 Mars, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar për vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, që thanë “Po” për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Thaçi thekson se përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe BE nisi të marrë vendime të merituara. Po ashtu Presidenti shton se fatkeqësisht BE po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Mesazhi i Hashim Thaçit:

Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin tonë.

Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës.  

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!