Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Do t’ja dalim: Manastirliu nxjerr foton shpresëdhënëse nga Infektivi

schedule14:04 - 24 Mars, 2020

schedule 14:04 - 24 Mars, 2020

Deri më tani, në vendin tonë nga koronavirusi janë shëruar 10 qytetarë. Lajmin e ka konfirmuar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Në një postim të sajin në Facebook, Manastirliu thotë se ata kanë dalë negativë për koronavirusin në dy teste dhe tashmë ndodhen në shtëpitë e tyre. Pas dërgimit në shtëpi, të shëruarit do të qëndrojnë të vetë-izoluar edhe për 14 ditë të tjera.

Postimi:



Lajm i mirë??

10  qytetarë që ishin prekur nga Covid-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme.

Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetë-izoluar për një periudhë 14 ditore.

Faleminderit mjekëve për shërbimin! Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim. Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social.

Dhe ata, mjekët, infermierët, sanitarët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse, do t’u shërbejnë me të gjithë forcën dhe profesionalizmin, atyre që do të kenë nevojë.

Kështu fitohet kjo luftë. Me durim dhe bashkëpunim.

#BashkëJaDalim

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!