Maldini flet pasi rezultoi pozitiv: Unë dhe Daniel jemi mirë, duhet t’ia dalim

schedule22:20 - 23 Mars, 2020

schedule 22:20 - 23 Mars, 2020

Ish-mbrojtësi italian, Paolo Maldini dhe djali i tij, Daniel Maldini, u testuan pozitivë me Koronavirus. Sot, kapiteni legjendar i Milanit ka thënë fjalët e para, duke treguar gjendjen e tij dhe të birit: “Me anë të kësaj video, dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë dhënë mbështetje dhe dashuri në rrjetet sociale me anë të mesazheve të tyre, për shëndetin tim dhe të djalit tim, Daniel.

Jemi mirë, duhet t’ia dalim ta heqim këtë virus brenda javës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, që nuk më ka munguar kurrë.

Dua të falënderoj veçanërisht dhe doktorët, infermieret, punonjësit e shërbimit mjekësor, mbrojtjes civile, forcave të sigurisë, të cilët po përballen me këtë situatë kritike me profesionalizmin dhe kurajon më të madhe.

Na keni bërë krenarë të ndihemi italianë! Faleminderit shumë!”, tha mes të tjerash ish-kapiteni legjendar i Milanit./abcnews.al