Paolo Maldini dhe djali i tij, Daniel, kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja e Milanit, që me anë të një komunikate zyrtare, shkroi: “Milan njofton se Drejtori Teknik i klubit, Paolo Maldini, pasi mësoi se ai kishte pasur kontakte me një person pozitiv dhe kishte simptoma të vazhdueshme të virozës, iu nënshtrua dje një testi që rezultoi pozitiv për Koronavirus. Edhe djali i tij, Daniel, ka rezultuar pozitiv.
Paolo dhe Daniel janë në gjendje të mirë dhe pasi kanë kaluar më shumë se dy javë në shtëpinë e tyre pa kontakte të jashtme, siç parashikohet nga protokollet mjekësore-shëndetësore, ata do të zgjasin karantinën për kohën e nevojshme për shërim të plotë klinik”./abcnews.al
Nota ufficiale ➡ https://t.co/WvHxWMgfQI
Official statement ➡ https://t.co/0lywxXpobO pic.twitter.com/MkrVlFTyIg— AC Milan (@acmilan) March 21, 2020